Eleminoni pikat e errëta shpejt me këto ushqime organike që ju gjenden në shtëpi

Pikat e errëta janë një problem i lëkurës me të cilat përballen shumë njerëz. Njollat e lëkurës ndodhin zakonisht për shkak të ekspozimit të shpeshtë në diell dhe zonat më të prekura nga këto njolla janë fytyra, qafa, gjoksi, duart apo supet. Njollat kafe mund të shfaqen si rezultat i plakjes, gjenetikës apo ekspozimit të shumtë ndaj diellit. Ja disa mënyra natyrale se si t’i trajtoni këto njolla:

njolla te erretaLimoni: aciditeti i natyrshëm i tij është shumë i dobishëm në zbardhjen e njollave të errëta të lëkurës. Shtrydhni një limon dhe me anë të një pambuku thithni lëngun e tij dhe aplikojeni në zonën me njolla. Përsëriteni proçedurën 2 herë në ditë.

Aloe Vera: është folur gjatë për vetitë e fuqishme rigjeneruese që ka kjo bimë. Xheli i saj është perfekt për të trajtuar njollat e errëta të lëkurës dhe veçanërisht ato njolla që janë të krijuara nga ekspozimi në diell.

Rrika: një tjetër ushqim që shërben si ilaç natyral për këto njolla është rrika. Bëni një përzierje me rrikë, uthull molle dhe mjaltë të papërpunuar. Përdoreni si ton për fytyrën dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Qepa e kuqe: vepron si agjent natyror acid. Shtrydheni një kokërr qepë dhe me anë të një pambuku zhyteni në lëng dhe lyeni zonën problematike. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Ju mund ta përdorni këtë mënyrë 2-3 herë në javë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer