Elida Cangonji: Kusuri i mjekut dhe taksisti

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Kërkesën e redaksisë së “Shëndet+” për një intervistë, fiks para një viti, Elida Cangonji e ka pritur me shumë entuziazëm. Megjithatë ajo kishte vetëm një kusht, që të flisnin për përvojën e saj si mjeke, dhe jo për kinematografinë. Edhe pse kjo rezultoi e pashmangshme.Elida Cangonji (5)

Midis rreshtash të mbushur me entuziazëm dhe optimizëm, Cangonji flet edhe për sfidat e punës së një mjeku, “kusuret” e të cilave i “paguajnë” kudo, edhe në rrugë. Ajo vendosi të ndante me ne një histori të shkurtër, por me shumë kuptim.

Ja se çfarë i kishte ndodhur dikur:

Ja ç’më ndodhi në një rast. Marr një ditë një taksi aty para piramidës. I them shoferit të më çojë deri tek  tek materniteti. Pa hipur në taksi, dikush më thërret: “Doktoresha, si jeni?”. Duket se shoferi e dëgjoi që unë isha doktoreshë.

Kur mbërrijmë tek materniteti, jo më shumë se 1 km rrugë, i jap 1000-lekëshin (e ri) taksistit dhe pres kusur. Ai s’po më  kthente lekët, ndaj i drejtohem “Zotëri, kusurin”. Më thotë: “Kur erdha për vizitë tek ti, më ktheve gjë kusur?”

-Si ke ardhur tek unë?

-Po, – më tha, – kur erdha për t’u vizituar tek ti dhe të dhashë 10 mijë lekë, a më dhe gjë kusur?

-Ti ke ardhur tek unë dhe më ke dhënë 10 mijë lekë? Je i sigurt? Ktheje kokën dhe më shiko! (pasi më shikonte nga pasqyra e vogël).

-E di shumë mirë, – tha. – Ju keni qenë.

Ndenja pak dhe i thashë:

-Zotëri, a keni pasur ndonjëherë çrregullime mendore?

-Jo, – tha.

-Epo, mirë atëherë. Ju nuk keni qenë kurrë tek unë, sepse unë jam psikiatre.

Aty ai nuk foli, qeshi dhe më dha kusurin. Edhe unë qesha me trishtimin tim./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç