Eliksiri i dobësimit fshihet në kuzhinën tuaj

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Nëse nuk e keni akoma në kuzhinën tuaj, duhet të nxitoni ta blini. Është e pasur me vitaminat E, A dhe P, magnez, hekur, kalcium etj. Nëse këto vitamina dhe minerale nuk janë të mjaftueshme, atëherë ja ku keni disa arsye të tjera përse duhet të keni gjithmonë uthull molle në shtëpi.uthull-molle

Ndihmon për t’u dobësuar

Nëse po përpiqeni të humbisni disa kile, është koha të nisni të përdorni uthullën e mollës. Studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes, dhe ul gjithashtu indeksin e glicemikës nga ushqime me shumë karbohidrate, si makarona, që do të thotë se mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur duke pakësuar lëshimin e glukozës tek enët e gjakut.

Përmirëson tretjen: Pektina tek uthulla e mollës ndihmon për tretjen e ushqimit. Hidhni pak uthull molle tek sallata kur keni probleme me tretjen.

Rrit energjinë: Uthulla e mollës rrit gjithashtu nivelet e energjisë. Nëse doni të shmangni kafeinën gjatë punës, shtoni vetëm pak uthull molle në një gotë me ujë për të fituar energji dhe për të qenë më në formë gjatë punës.

Rrit imunitetin – Duke shtuar kaq shumë vitamina dhe minerale të shëndetshme tek sistemi imunitar, ju e bëni më të fortë atë që të përballojë sëmundje të ndryshme. Nëse nuk ndiheni mirë, konsumoni një lëng të ngrohtë me uthull molle, kanellë, limon dhe mjaltë.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?