Eliminoni gastritin duke përgatitur këtë pije në kushte shtëpie!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gastritStomaku është organ që është i prirur për t’u prekur nga infeksione dhe sëmundje të tilla si gastrit i cili përkufizohet si inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike.

Gastriti shkaktohet nga disa faktorë si:

  • Stresi kronik
  • Të ushqyerit keq
  • Pirja e duhanit
  • Konsumimi i tepërt i alkoolit
  • Përdorimi i tepruar medikamenteve të tjera të ngjashme

Gastriti akut shkakton djegie në stomak dhe dhimbje. Kur i sëmuri është i pangrënë dhimbjet rriten.

Një nga mënyrat më efikase në kurimin e gastritit është dhe lëngu i orizit, i cili mund të përgatitet në shtëpi.

Vendosni 2 grushte oriz në një litër ujë. Pas zierjes, kullonii ujin dhe e lini të ftohet. E konsumoni (ujin e mbetur) çdo ditë derisa të vini re se gjëndja juaj është përmirësuar, keshillohet të konsumohet një herë në ditë, pas vaktit të mengjesit. Gjithashtu duhet të keni parasysh se para përdorimit të çdo ilaçi natyror (Përfshirë këtu edhe lëngun e orizit), duhet të konsultoheni si fillim me mjekun tuaj(gastroenterolog), pasi çdo trup reagon ndryshe ndaj produkteve të ndryshme. Nuk duhet të përdorni aspirinë apo ilaçe qetësuese pa pyetur doktorin.

Burimi: health4uspro

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit