Eliminoni qimet në fytyrë me këtë recetë natyrale

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Qimet në fytyrë paraqesin një problem madhor për një numër të madh femrash. Për disa ky problem shndërrohet në makth, duke bërë që të humbasin vetëbesimin, pasi iu duket vetja më pak e bukur dhe atraktive. Shumica e femrave përdorin të gjitha llojet e trajtimeve për heqjen e tyre, si depilim apo rruajtje. Këto metoda vërtetë eliminojnë qimet për një kohë të shkurtër, por ato mund të rriten më të trasha dhe më shpejt se më parë. Heqja me lazer është një tjetër opsion, por është shumë i kushtueshëm.qime ne fytyre

Ka mënyra të tjera më pak të kushtueshme dhe që mund të bëhen në shtëpi. Më poshtë do të paraqesim një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të hequr qimet e padëshiruara në fytyrë. Për përgatitjen e maskës për fytyrë nevojiten këto përbërës:

  • 1 lugë çaji miell tërshëre
  • 2 lugë çaji lëng limoni
  • 3 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë derisa të formohet një masë homogjene. Masën e përfituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni ashtu për 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Duhet ta përsërisni këtë trajtim 2-3 herë në javë. Pas një muaji do të shikoni se qimet do të zhduken përfundimisht.

Burimi: Healthy Food Style

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)