Përgatisim brumin duke përzier të gjithë përbërësit. E vendosim në frigorifer për 10-15 minuta dhe pastaj e hapim si petë
byreku të trashë.
Ndërkohë përziejmë gjizën me vezët e sheqerin. Lyejmë të gjithë sipërfaqen e petës së hapur me masën e përgatitur me gjizën dhe e rrotullojmë atë derisa të mblidhet e gjithë peta.
E pjekim në 180 gradë për 45 minuta. Pastaj e presim në copa nga një gisht trashësi. Mund t’i hedhim sipër pak lëng vishnje.
Përbërësit
- 1.5 kg miell
- 1/2 lugë kafeje bekin-pauder
- 1/2 lugë kafeje kripë
- 1/2 filxhan çaji gjalpë
- 1/4 filxhan çaji ujë
- Për mbushjen
- 600 gr gjizë e ëmbël
- 2 vezë
- 1/2 filxhan çaji sheqer


