Erëzat që luftojnë kancerin

Kanceri është shkak për një në pesë vdekje në Shqipëri. Tepër i përhapur dhe në rritje të shpejtë vitet e fundit, stili i jetesës dhe ushqyerja janë ato që konsiderohen si shkaqe kryesore (përveç ndotjes). Por ka disa erëza që ndihmojnë kundër kancerit. Të tilla janë:

Xhenxhefil 1Xhenxhefili: ka kohë që përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar ftohjet dhe kapsllëkun. Këshillohet të përdoret xhenxhefili i freskët dhe jo pluhur, për shkak të vetive kurative që ajo mbart. Xhenxhefili tashmë këshillohet edhe për stomakun e dobët gjatë trajtimit të kancerit.

Rozmarina: është një erëz mjaft e mirë me veti antioksiduese. Për shkak të origjinës së saj, rozmarina është përdorur shpesh në gatimet mesdhetare. Kjo erëz mund të përdoret në supë, salcë domatesh, dhe në ushqimet proteinike si mish pule, lope dhe qengji.

Rozmarina përveçse këshillohet të përdoret nga personat që vuajnë më kanceri. Ajo mund të ndihmojë edhe në detoksifikim, dispepsi, fryrje dhe probleme të tjera të tretjes. Për t’i shmangur këto probleme, konsumoni 2 filxhanë çaji rozmarine në ditë

Shafrani i Indisë: Kjo erëz është një barishte që bën pjesë në familjen e xhenxhefilit. Shafrani i Indisë ka efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore në mbrojtjen kundër zhvillimit të kancerit. Kjo erëz thuhet se ka rezultate të mira në disa lloje kanceresh, si ai i zorrës së trashë, prostatës, gjirit dhe kancerit të lëkurës.

spec djegesSpecat djegës: përmbajnë kapsacinë, një përbërës ky që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Por specat djegës duhet të përdoren me shumë kujdes dhe në sasi të vogla, sepse ato mund të shkaktojnë djegie nëse bien në kontakt me lëkurën.

Hudhra: Përdorimi i saj ul rrezikun e kancerit të stomakut, zorrës së trashë, ezofagut, pankreasit dhe gjirit. Duket se hudhra mund të ndihmojë kundër kancerit nëpërmjet mekanizmave të shumta, duke penguar kështu infeksionet bakteriale dhe formimin e substancave kancerogjene. Hudhra ndihmon në detoksifikim dhe rrit sistemin imunitar, duke ndihmuar kështu edhe në uljen e presionit të gjakut.

mentaaMentja (mendërza): ka mijëra vjet që përdoret për tretjen, lehtësimin nga gazrat, dispepsinë, dhimbjet e barkut dhe diarrenë. Ajo ndihmon veçanërisht në kancerin e stomakut, sepse qetëson muskujt e tij dhe përmirëson rrjedhjen e lëngut të tëmthit, duke bërë të mundur që ushqimi nëpër stomak të kalojë sa më shpejt.

Kamomili: mendohet të ketë përfitime medicinale dhe është përdorur për një sërë sëmundjesh. Kamomili mund të përdoret si gargare për trajtimin e plagëve në gojë të shkaktuara nga kimioterapia dhe rrezatimi. Çaji i kamomilit mund të jetë një tjetër mënyrë për të menaxhuar problemet e tretjes, përfshirë këtu edhe dhembjet e stomakut. Ndihmon në kontraktimet e muskujve, veçanërisht muskujt e butë të zorrëve.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara