Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi
Zakonisht bakteret Escherichia coli, të njohura ndryshe me termin E coli gjenden tek zorrët e bagëtive si gjedhi, delet, dhitë, por edhe tek kafshët e egra. Këto baktere përveç florës në zorrë mund të përfundojnë në nënproduktet e kafshëve përfshirë këtu mishin, qumështin, djathin etj.
E coli është një bakter që zakonisht nuk jep simptoma dhe mund të gjendet në zorrët e njerëzve. Disa forma të tij mund të shkaktojnë infeksione urinare, gastroenterite dhe diarre.
Format e marrjes së këtij bakteri:
Përmes konsumimit të ushqimeve apo ujit të kontaminuar- Nëse jetoni afër ambjenteve me bagëti
- Nga ushimet si spinaqi, sallata, kastravecat dhe ushqimet e tjera me origjinë bimore që kultivohen me plehun e këtyre kafshëve
- Nga uji i pistë
- Nga mishi i pagatuar mirë, sidomos ai i fast-foodeve
- Konsumimi i frutave dhe perimeve pa u larë
Si ta parandaloni rrezikun e këtij bakteri:
- Lani mirë frutat dhe perimet
- Qëndroni larg bagëtive, sidomos fëmijët
- Zijeni mishin mirë dhe mos e hani të pagatuar
- Tregoni kujdes me nënproduktet e kafshëve si qumësht, djathë etj
- Kujdesuni për higjenën tuaj
Zakonisht bakteri E coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja. Në raste të tjera më të përkeqësuara ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike. Simptoma të tjera mund të jenë koliti dhe dhembja e barkut. Duke qënë se dhimbjet janë shumë të forta, shpesh ky bakter ngatërrohet dhe me apandesitin. Zakonisht diarreja e shkaktuar nga bakteri E coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve. Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficencë renale.
Kurimi: ky bakter nuk ka ndonjë kurë specifike. Madje terapia me antibotikë përveçse nuk është efikase mund edhe të përkeqësojë situatën. E vetmja gjë që mund të bëhet në këto raste është lehtësimi i simptomave. Në raste specifike mund të kërkohet infuzioni i cili kompenson humbjen e lëngjeve tek pacientët, pastrimi i gjakut me dializë në rastet kur po dëmton veshkat etj.
Burimi: Web medicine dhe Majo Clinic


