Është më mirë të vendos protezë apo implant?

Përshëndetje. Jam një zotëri 58 vjeç. Do të vendos dhëmbët dhe jam në pikëpyetje për implante ose proteza. Miqtë më kanë rekomanduar implantet. A mund të pyes një mjek stomatolog se cilat janë përparësitë e implanteve?

Përgjigjet mjekja stomatologe Sena Tarelli

Implantologjia sot po zë një vend të rëndësishëm në tendencën moderne të stomatologjisë. Dëmtimet në sistemin mastikator e Implantologjimë gjerë, vijnë si pasojë e shkaqeve gjenetike, e sëmundjeve të ndryshme dentare (kariesi, paradontopatitë), traumat, infeksionet si dhe tumoret e ndryshme të regjionit oral dhe maksilofacial. Jo rrallë këto dëmtime shoqërohen me dëmtime të nofullave ose defekte të harqeve dentare dhe të raporteve ndërnofullore, të funksioneve muskulare dhe të ATM e indeve për rreth. Për pasojë, kemi ndryshime të ndjeshme funksionale, estetike e jo rrallë psikologjike.

Sot, implantet janë një metodë e preferuar për trajtimin  e dhëmbëve të hequr sepse ato funksionojnë identik  si dhëmbët natyrale dhe ndihmojnë strukturat kockore të nofullave në parandalimin e atrofisë nga humbja kockore. Humbja e dhëmbëve është një problem shëndetësor i madh, por protezat dhe urat në stomatologjinë klasike nuk janë përgjigja e duhur. Urat e porcelanit kërkojnë sakrifikimin e dhëmbëve të mirë që të shërbejnë si kulte të urës.  Pacientët e kanë të vështirë të ruajnë higjienën dhe si rezultat urat mund të bien.

Protezat e lëvizshme mund të lëvizin dhe në disa raste pacientet mësohen me vështirësi të ushqehen dhe të flasin. Evidencat shkencore tregojnë se  për pacientë edetuloz në nofullën e poshtme, protezimi fiks mbi implante është më superior krahasuar me protezat e lëvizshme. Bulletine të shumë institucioneve shëndetësore botërore, bazuar në statistika, paralajmërojnë  se sëmundjet e dhëmbëve po shndërrohen në një epidemi e heshtur. Qëllimi përfundimtar i stomatologjisë moderne është të rivendosë sistemin stomatognatic në funksion normal në aspektin shëndetësor, fonetik, estetik pavarësisht nga atrofite, traumat apo sëmundjet.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë