Ethja reumatizmale, simptomat me të cilat shfaqet ky infeksion i rrezikshëm

Genti Xhelili, mjek pediatër reumatolog pranë QSUT

Ethja reumatizmale paraqitet me simptoma nga më të ndryshmet, të cilat mund të ndodhin të vetme ose në kombinimet e ndryshme. Ato mund të renditen si më poshtë :
1- dhimbje, djegie fyti në 35-60% të rasteve.
2-Poliartriti në 75 % të rasteve. Ai në fakt është më shumë një artrit aditiv se sa migrator simetrik dhe zë kryesisht kyçet e mëdha, si gjunjët, kaviljet, bërrylat etj. Zakonisht zhduket për rreth 4 javë pa dëme të qëndrueshme.
3-Karditi në 30-60 % të rasteve. Ai është inflamacioni i muskulit të zemrës dhe komplikacioni më i rëndë i ethes. Mund të shfaqet me shkurtim të frymëmarrjes, dispne gjatë aktivitetit, kollë, dhimbje gjoksi, ortopnoe etj.
4-Korea e Sydenham-it në 25% të rasteve. Është inflamacion i trurit dhe ndodh më shpesh tek vajzat. Ndodh rreth 1-6 muaj mbas infeksionit streptokoksik. Fëmija bën lëvizjet e pavullnetshme dhe duket sikur kërcen, nga e cila ka marrë emrin edhe sëmundja. Zakonisht largohet pa lënë probleme permanente, por mund të zgjasë rreth 2-3 vjet.
5-Eritema Marginate në 10% të rasteve. Është inflamacion i lëkurës i cili shfaqet me njolla gjarpërushe që nuk kruhen dhe dhembin.
6-Nyjet e poshtë lëkurës janë të ralla.
7-Simptoma të tjera që mund të jenë temperatura, dhimbja e barkut, dhimbja e kyçeve, gjakderdhja nga hundët, dobësia etj./ Shendeti.com.al

Ethja reumatizmale, rreziku për zemrën

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?