Europa Donna Albania aktivizëm me UST-në për një jetesë të shëndetshme

eur-donaInformim, ndërgjegjësim dhe edukim për të pasur një jetesë sa më të shëndetshme. Të zgjedhësh për një jetesë të shëndetshme ju do të ndihmoni veten  për të reduktuar  rrezikun që të prekeni nga lloje të ndryshme të kancerit  dhe sëmundje të tjera.

Ky ishte mesazhi kryesor që u përcoll nga loja e volejbollit që u krye nga studentët e Universitetit të Sporteve, Tiranë.

Ekipi i UST-së iu bashkua aktivizmave të Europa Donna Albania për një jetesë të shëndetshme.

“Një jetesë e shëndetshme për shëndetin e gjirit” është një slogan që  “Europa Donna Albania” dhe gjithë organizatat “Europa Donna” nëpër Evropë kanë këtë vit dhe që lidhet me ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

europa-dona-3Vajza dhe djem të Universitetit të Sporteve përcollen mesazhin se nëse bëjmë një jetesë të shëndetshme ulim shanset nga prekja e kancerit të gjirit.

Ekipi u udhëhoq nga Dr. Aida Shehu, e cila u shpreh se është shumë e rëndësishmë jeta aktive dhe sporti për një organizëm të shëndetshëm dhe me imunitet.

Ndërkohë, studentja e UST-së Aselda Terolli tregoi se ka gati 12 vite që merret me sport.
“Që në klasen e katërt merrem me sport dhe është një ndër pasionet e mia. E ndjej të nevojshëme si disiplinë dhe kam pasur përfitime nga sporti sepse kam shumë imunitetet,” tha Aselda.

europa-dona-5

europa-dona-4

eur-dona-2

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni