Kryefaqja Të rinjtë Europe4All/ Përtej Barrierave promovon vullnetarizmin dhe qytetarinë aktive

Europe4All/ Përtej Barrierave promovon vullnetarizmin dhe qytetarinë aktive

0
Shpërndaje

Në datat 22 dhe 24 Janar 2020 u zhvillua aktiviteti i fundit i projektit Europe4All. Aktiviteti u zhvillua në Bitola, Maqedoni Veriore. Organizata Përtej Barrierave mori pjesë duke dërguar 2 aktivistë të saj si përfaqesues.

Gjatë aktivitetit përfaqësuesit e të gjithë organizatave partnere  prezantuan aktivitetet që ka zhvilluar secila organizatë në nivel lokal si dhe studimin që ka bërë çdo partner për shqyrtimin e votimit në çdo vend partner.

Gjatë këtij aktiviteti ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet lokale të Maqedonisë së Veriut si dhe përfaqesues nga partnerët që implementuan projektin në nivel lokal.

Ky ishte aktiviteti i fundit i planifikur për projektin Europe4All.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here