Europe4All/ Vullnetarizmi – një urë lidhëse mes të rinjve të Evropës

Organizata Përtej Barrierave në kuadër të projektit Europe4All ka organizuar një sesion informues në qytetin e Tiranes.

Ky aktivitet është vazhdimësi e disa aktiviteteve të tjera që ka organizuar Përtej Barrierave si implementuese lokale e këtij projekti.

Në projekt janë të perfshirë disa organizata partnere të tilla si:

  • Sfera- Maqedionia Veriore e cila është edhe organizata lider e këtij projekti
  • Përtej Barrierave – Shqipëri
  • Centro di Studi ed iniziative Culturali” Pio La Torre”- Itali
  • Cross Culture international Foundation- Malta

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të informonte të rinjtë për vlerat dhe përfitimet e vullnetarizmit, vullnetarizmin e strukturuar dhe mundësitë ekzistuese të vullnetarizmit për ndryshimet pozitive që vullnetarizimi mund të sjellë në komunitete.

Një element shumë i rëndësishëm ishte edhe dimensioni Europian që iu dha këtyre seminareve informuese. Të rinjtë patën mundësinë për të folur edhe për perceptimin e tyre Europian për pikëpamjet e tyre dhe si e shohin ata të ardhmen e tyre si pjese e Bashkimit Europian. Një element shumë I rëndësishëm ishte edhe plotësimi I formularëve në lidhje me institucionet dhe njohjen nga ana e te rinjve të këtyre institucioneve europiane.

Seanca  filloi me një prezantim të të gjithë pjesëmarrësve dhe një prezantim të përgjithshëm të projektit brenda qëllimeve, objektivave dhe rezultateve. Ajo u organizua në një mënyrë interaktive ku pjesëmarrësit u inkurajuan gjithashtu të jepnin mendimet e tyre dhe të diskutonin përmes asaj që kishin dëgjuar, lexuar dhe përjetuar.

Metodat e arsimit joformal u përdorën për të zhvilluar tërë seancën në mënyrë që të promovojnë diskutime të hapura, përfshirje dhe qasje pjesëmarrëse.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse