Facebook të shton jetën

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Rrjetet sociale janë kritikuar gjithmonë për “vrasje” të komunitetit dhe vendosjen në rrezik të fëmijëve, por një studim i ri sugjeron se ato mund të ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë.facebook

Një studim i kryer tek 12 milionë përdorues të Facebook-ut ka zbuluar se përdorimi i këtij sajti në mënyrë të rregullt ul rrezikun e vdekjes me 12%.

Mendohet se sajtet si Facebook-u ndihmojnë njerëzit të mbajnë marrëdhënie midis tyre në botën reale, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e tyre.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit të cilët kanë lidhje të forta sociale zakonisht jetojnë më gjatë, por ky studim është i pari që tregon se e njëjta gjë vlen edhe për botën online.

Hulumtuesit shkencorë bënë një krahasim të përdoruesve të Facebook në Kaliforni me të dhëna të regjistruara nga Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni. Ata krahasuan aktivitetin në rrjetet sociale të përdoruesve që ishin akoma gjallë dhe atyre që kishin ndërruar jetë.

Pas një viti, u arrit në përfundimin se një përdorues i Facebook-ut është 12% më pak i rrezikuar të vdesë se dikush që nuk e përdor sajtin.

Ata që janë më shumë aktivë në Facebook, duke postuar foto, statuse, kanë jetëgjatësi më të lartë.  Përdoruesit e Facebook të cilët kanë shumë miq në rrjetin social jetojnë gjithashtu më gjatë.

Megjithatë hulumtuesit shkencorë theksojnë se ndërveprimi online është i shëndetshëm sa kohë që aktiviteti në internet është i moderuar dhe nuk e tejkalon atë në kohën reale.

“Nëse kaloni shumë kohë në internet dhe shmangni kontaktet në botën reale, atëherë mund të shohim pasoja negative në shëndet”, thotë prof William Hobbs,  nga Universiteti i Northeastern në Boston.

Studimi është publikuar tek revista “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës