Fakte të rëndësishme mbi celulitin: çfarë e shkakton dhe a mund të zhduket tërësisht ai?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Celuliti është yndyrë e akumuluar nën lëkurë. Yndyra shfaqet në formë gungash sepse ajo rritet kundër indit lidhës, duke shfaqur kështu lëkurën portokall. Celuliti nuk është i dëmshëm për shëndetin, por nuk është aspak estetik dhe tregon për një mënyrë të keqe të ushqyeri e jetese.

Celulit nuk kanë vetë personat mbipeshë, por edhe ata që janë elegantë. Disa nga faktorët kryesorë që çojnë në shfaqjen e celulitit janë:

  • CELULITIGjenetika
  • Dietë e varfës ushqimore
  • Konsumimi i yndyrnave
  • Metabolizmi i ngadalshëm
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Ndryshimi hormonal
  • Dehidratimi
  • Akumulimi i yndyrës në pjesë të caktuara
  • Trashësia dhe ngjyra e lëkurës etj.

Celuliti mund të jetë me pak i dukshëm tek femrat me ngjyrë të errët të lëkurës. Ai formohët zakonisht rreth zonës së barkut, vitheve dhe kofshëve.

Ekzistojnë shumë trajtime dhe kremëra që premtojnë heqjen e celulitit, por deri tani thuhet se asnjëri prej tyre nuk ka arritur një efekt përfundimtar apo afatgjatë.

Kremrat kunder celulitit, lipostucioni, mezoterapia, masazhi kundër celulitit, trajtimi laser janë disa nga mënyrat më të përdorshme për të eleminuar celulitin. Por ato e reduktojnë atë për një periudhë të caktuar kohore. Dieta ushqimore e pasur me fruta, perime dhe konsumimi i ujit duhet të jenë të pranishme çdo ditë për të eleminuar celulitin. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm gjithashtu sepse bën të mundur shkrirjen e yndyrës në mënyrë natyrale dhe nxjerrjen e saj jashtë nëpërmjet djersitjes.

Burimi: WebMD

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer