Faktorët kryesorë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve

Nga stomatologia Ogerta Ismaili

Faktorët kryesorë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve janë:

  • Gjenet e trashëguara
  • Higjiena jo korrekte
  • dhembetDieta që përfshin ushqime të buta që ngjiten lehtë mbi dhëmbë, si psh.: karamelet, patatinat, etj
  • Neglizhenca në trajtimin e prishjeve shpesh pasohet me dhimbje që sa vijnë e bëhen më të bezdisshme e deri të padurueshme. Në disa raste dhimbja tolerohet më shumë nga organizmi, ndërkohë që dhëmbi arrin pa simptoma në infeksion, situatë që vë në pikëpyetje ruajtjen e tij.
  • Prishja e lokalizuar në kontaktin midis dhëmbëve shpesh shoqërohet edhe me dëmtim të gingivës dhe kockës që ndodhet nën të duke formuar një xhep, i cili do vazhdojë të jetë i pranishëm edhe pas mbushjes së dhëmbit duke dhënë shpeshherë bezdi që arrin deri në dhimbje të forta. Në këto raste rekomandohet veçanërisht një pastrim i kujdesshëm me fijen ose furçën interdentare në mënyrë që ky proces në pamundësi për t’u rikthyer siç ishte, të ngadalësohet në avancim.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?