Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një ilaç i ri për të trajtuar kancerin e fshikëzës së urinës është aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) të mërkurën. Bëhet fjalë për ilaçin Tecentriq (atezolizumab) që trajton një nga llojet më të zakonshme të kancerit të fshikëzës së urinës, tumorin urotherial. Ky tumor shfaqet tek sistemi i traktit urinar dhe prek fshikëzën e urinës dhe organe afër tij.
Ilaçi është i pari në grupin e medikamenteve PD-1/PD-L1 të aprovuara nga FDA për të trajtuar këtë lloj kanceri. FDA ka kryer teste klinike tek më shumë se 300 pacientë para se ta aprovojë përdorimin e këtij ilaçi.
Gjatë këtyre testeve, u shfaqën disa efekte anësore tek pacientët, si lodhje, mungesë oreksi, të përziera, infeksion të traktit urinar, temperaturë dhe kapsllëk.
Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/


