FDA aprovon “pankreasin artificial” për pacientët me diabet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar pankreasin e parë artificial për personat me diabet të tipit 1 në Shtetet e Bashkuara. Kjo pajisje monitoron nivelet e sheqerit në gjak të pacientëve dhe injekton automatikisht sasinë e duhur të insulinës.pankreas-artificial

Pankreasi siguron në mënyrë natyrale insulinën në trup për të rregulluar nivelin e sheqerit, por për personat me diabet, ky proces nuk funksionon në mënyrë të rregullt. Njerëzit që janë me diabet duhet të kontrollojnë vazhdimisht nivelin e sheqerit në gjak dhe e injektojnë vetë insulinën kur nevojitet. Këtë të mërkurë FDA aprovoi pajisjen e quajtur “MiniMed670G”, e cila mat nivelin e sheqerit në gjak tek një person çdo 5 minuta dhe siguron më shumë insulinë, nëse nevojitet, ose mbledh tepricat në rast të kundërt. Pajisja do t’u japë fund shpimeve të gishtave dhe injektimeve të vazhdueshme, duke lehtësuar kështu jetën e mijëra njerëzve që vuajnë nga diabeti  i tipit 1.

Për krijimin e pankreasit artificial janë marrë shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit, të cilët kanë gjetur një mënyrë për të kombinuar dy pajisje aktuale – atë që monitoron glukozën dhe tjetrën që injekton insulinën- në një “pankreas artificial” automatik. (lexoni këtu se si funksionon pajisja e re).

Kjo pajisje është aprovuar për personat nga 14 vjeç dhe sipër që janë diagnostikuar me diabet të tipit 1, dhe fiksohet në trupin e personit. Njerëzit që do ta përdorin këtë aparat do t’u lindi detyra të sigurojnë manualisht më shumë insulinë pas ngrënies së çdo vakti.

Ka disa kompani të ndryshme dhe programe studimore të shumta që janë duke u marrë me krijimin e versionit të tyre të një pankreasi artificial. Për disa, një pajisje e cila nuk kërkon asnjë lloj përkujdesi nga personi i sëmurë do të ishte pika e perfeksionit.

Një grup kërkimor tjetër është duke punuar mbi një version i cili do të monitorojë nivelin e sheqerit në gjak dhe do të çlirojë insulinën kur niveli të jetë i ulët, ose do të lëshojë një hormon tjetër, të quajtur glukagon, i cili rrit nivelin e sheqerit.

Momentalisht mbi aparatin MiniMed670G janë duke u kryer studime nëse ai duhet të punojë edhe për persona nën moshën 14 vjeç. Nga ana tjetër, kjo pajisje mbart me vete rreziqe, si mundësitë për të zhvilluar hipoglicemi, hiperglicemi  dhe irritim të lëkurës.

Burimi : Time / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme