Fëmija me sëmundjen e rrallë braktiset nga prindërit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një foshnje është braktisur nga prindërit për shkak të një sëmundje të rrallë që ia ka zmadhuar kokën tre herë më shumë se masa normale.Royal Kumar

Royal Kumar, nga India, ka lindur me sëmundjen vdekjeprurëse “hydrocephalus”- një formë krijimi lëngjesh në tru.  Kjo sëmundje ka bërë që foshnja 4-muajshe të ketë të përziera, është gjatë gjithë kohës i përgjumur dhe ka ndaluar zhvillimin e tij.

Prindërit e tij biologjikë nuk mund ta pranonin atë në këtë gjendje, prandaj e braktisën.
Fatmirësisht ai është adoptuar nga një çift tjetër, të cilët kanë harxhuar të gjitha kursimet për t’i shpëtuar jetën.
Deri më tani ata kanë paguar mbi 2000 paundë për trajtimin, por mbetet ende punë deri në shërimin e e tij.  Kirurgët janë përpjekur që ta shërojnë me anë të një pajisjeje mjekësore të futur në kokë, e cila tërheq lëngjet në tru dhe i zbraz në enët e gjakut.

Sipas dr. Chandra Bhushan Sahay, profesoreshë e asociuar e neurokirurgjisë, “shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë në këto raste, duke qenë se rritja e trupit dhe e trurit nuk është normale, dhe nëse neglizhohet, shanset për të shpëtuar janë edhe më të vogla”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur