Fëmija po na dhjamoset, si të veprojmë?

Përgjigjet për shendeti.com.al mjeku pediatër Polikron Çelo

Largoni nga kuzhina produkte me shumë kalori (patatina, lëngje të sheqerosura, çokollata, sallame, etj)

Dr. Polikron Çelo duke folur për "Shëndet+"

Dr. Polikron Çelo duke folur për “Shëndet+”

dhe zëvendësojini me produkte me më pak kalori, si fruta e lëngjet e tyre të freskëta, kekë me fruta të përgatitura vetë, akullore me fruta etj.

Mos u jepni asgjë gjatë parjes së televizorit (si pjata me patetina, kikirikë etj).

Shikoni me sy kritik mënyrën e ushyerjes së krejt familjes.

Nëse merr vakte në ndonjë institucion, interesohuni për ato që i serviren.

Kthejeni në zakon marrjen e tre vakteve të plota (mëngjes, drekë, darkë) dhe diçka të lehtë midis mëngjesit e drekës dhe drekës e darkës (ndikon në mënjanimin e ngrënieve jashtë vakteve). Mësojeni të mos hajë shpejt për arsye se pengon ndjenjën normale të ngopjes (që të ndihet i ngopur, do të marrë më tepër ushqim).

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit