Një klinikë për fertilitetin në Shtetet e Bashkuara ka kryer një hetim mbi 17 adoleshentë që kanë lindur falë një teknike kontroverse krijimi, e quajtur nga “tre prindër” sepse janë përdorur materialet gjenetike të tre personave, dhe që u pushua në vitin 2002 nga autoritetet amerikane.
Kështu shkruan gazeta britanike “Indipendent”, sipas së cilës deri më tani nga kjo klinikë, nuk ishte kryer ndonjë studim për të analizuar nëse të rinjtë kishin apo jo probleme shëndetësore pasojë e procedurës që shfrytëzon transferimin e citoplazmës.
Rezultatet e kërkimit do të jenë shumë të rëndësishme për autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, e cila po diskuton një ligj lidhur me një propozim për të fertilizimin in vitro (bebet në epruvetë) e ngjashme me atë të ndaluar në Shtetet e Bashkuara dhe e cila përdor materialin gjenetik të tre personave.


