Femra, mos i injoroni këto simptoma, mund të jenë vrasës të heshtur!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vrasesdKanceri Ovarian është quajtur ndryshe si “vrasësi i heshtur”, pasi çdo vit diagnostikohen me mijëra gra me këtë lloj kanceri të vezoreve.

Statistikat thonë se, të paktën 550 femra vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse çdo vit. Ky kancer mund të shkaktohet nga mosha, gjenetika ose përdorimi i pakontrolluar i kontraceptivëve.

Prandaj është e rëndësishme që të mos injorohen asnjëherë simptomat e kancerit ovarial, pasi, nëse zbulohet që në fazat e para, shanset për t’u shëruar janë më të mëdha.

Këto janë 8 shenjat e para të këtij “vrasësi të heshtur”:

  • Cikle të parregullta të menstruacioneve
  • Fryrje të stomakut
  • Probleme me tretjen
  • Dhimbje të vazhdueshme të kurrizit
  • Dhimbje në stomak dhe legen
  • Të përziera
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Lodhje të vazhdueshme

Nuk do të thotë që duhet të keni të gjitha simptomat e mësipërme. Ndonjëherë, një ose 2 prej tyre mund të jenë të mjaftueshme për të sinjalizuar se diçka po ndodh. Nëse simptomat vazhdojnë për dy javë ose më gjatë, mund të jeni në kohë për të vizituar mjekun tuaj dhe për të bërë një kontroll më të hollësishëm.

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit