Fenomen i rrallë mjekësor: Gruaja mbetet shtatzënë për herë të dytë brenda 10 ditësh

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Të mbetesh shtatzënë për herë të dytë brenda 10 ditësh?! Duket pak si e pabesueshme, por ja që ndodh edhe një mrekulli e tillë.

Është një ndër rastet më të rralla në botë dhe i ka ndodhur një gruaje në Australi. Shtatzënia e Kate Hill ka qenë aq e pazakontë sa lindjen e dy vajzave të saj e kanë cilësuar si “mrekulli”.charlotte-dhe-olivia

Kate ishte diagnostikuar me sindromën e vezores policistike, çka e pengonte ovulimin dhe si pasojë ngjizjen e një fëmije. Ajo iu nënshtrua një terapie hormonale dhe mbeti shtatzënë jo një herë, por dy herë, brenda 10 ditësh.

Ky është një fenomen tepër i rrallë, ku janë të dokumentuara vetëm 10 raste në të gjithë botën. Ngjizja është quajtur “superfetation”, që do të thotë se ka ngelur shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë.

Ndërsa ishte shtatzënë, trupi i saj kishte prodhuar një tjetër vezë. Ajo që e bën akoma më të rrallë këtë rast është fakti se, fëmija i dytë është ngjizur me të njëjtën spermë që ka ngjizur të parin, pasi çifti ka kryer marrëdhënie vetëm 1 herë.

“Unë kisha mbetur shtatzënë, por trupi im në mënyrë spontane lëshoi një vezë tjetër. Ajo çfarë e bën akoma më të rrallë këtë rast është fakti se unë dhe im shoq kryem marrëdhënie vetëm një herë, por sperma mbeti e gjallë për 10 ditë dhe kjo bëri që të fertilizohej veza e dytë”, tregon ajo.

Ngjizja e rrallë nisi si një shtatzëni e vetme me binjakë, para se të mbetej sërish shtatzënë pas 10 ditësh me trinjakë.

Fatkeqësisht çifti e humbi njërin nga fëmijët në fazat e para të shtatzënisë, dhe Kate i dhanë dy data të lindjes së vajzave – 20 dhjetor dhe 30 dhjetor 2015.

Vajzat e saj, Charlotte dhe Olivia, u lindën bashkë në të njëjtën ditë me metodën e prerjes cezariane.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet