Fenomen spektakolar / Përgatituni për “superhënën” më të madhe që nga viti 1948

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Eventin e mbrëmjes së sotme nuk duhet ta humbisni.superhena

Më datë 14 nëntor, superhëna do të ndriçojë qiellin. Pas 70 vitesh, Hëna e plotë do të arrijë perigjeun, pikën më të afërt me Tokën. Ajo do të jetë 30% më e shndritshme dhe 14% më e madhe se zakonisht.

Një fenomen i tillë nuk do të ndodhë më deri më 25 nëntor 2034, prandaj nuk duhet ta humbisni sonte për asnjë arsye.

Thuajse për një natë të tërë, Hëna do të jetë rreth 356.508 kilometra larg nesh, gjë që nuk ndodhte prej 70 vitesh.

Herën e fundit kur superhëna ishte kaq afër, në vitin 1948, u shpall pavarësia e shtetit të Izraelit, prandaj disa njerëz e kanë lidhur atë me besime fetare dhe ndryshime politike.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru