Fiq të thatë dhe vaj ulliri, ja si të eliminoni bakteret e rrezikshme nga stomaku

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Përdorimi i antibiotikëve sa herë që ndihemi keq mund të ketë efekt shkatërrues në stomak.

Ata mund të shkaktojnë acid ose ulçer në stomak. Këto baktere mund të degjenerojnë më pas edhe në shumë sëmundje të tjera, të cilat do të jetë e vështirë të kurohen.fiq-te-thate-me-vaj-ulliri

Ekspertët thonë se fiqtë të zhytur në  vaj ulliri , që vijnë nga receta shumë të vjetra të marra nga vende bregdetare, janë një kurë shumë efikase dhe e padëmshme në përdorim. Ato mund të përdoren për shumë probleme shëndetësore, si problemet e stomakut, hemorroidet kapsllëkun, kolesterolin e lartë, aneminë, astmën, bronkitin e shumë të tjera.

Fiqtë përmbajnë një sasi shumë të madhe të vitaminave C si dhe antioksidues  të cilat mund të shërbejnë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Në ta gjendet edhe vitamina B6, e cila për shumë kohë është menduar se kuron sëmundjet e mëngjesit.

Përbërësit:

  • 40 fiq të thatë (sigurohuni që cilësia të jetë sa më e mirë)
  • Vaj ulliri

Si ta përgatisni:

Fillimisht vendosini fiqtë e thatë në një enë të mbyllur dhe mbusheni këtë enë plot e për plot me vaj ulliri. Mbylleni dhe lëreni ashtu për 40 ditë. Gjatë këtyre ditëve fiqtë do të përthithin shumë vaj ulliri. Konsumoni një nga fiqtë përpara çdo vakti.

Burimi: Healthy Life Byte / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit