Firmat italiane, prezente në panairin e shëndetësisë

ICE – AGJENCIA, Seksion i Ambasadës Italiane për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e firmave italiane

ICE – Agjencia zhvillon, lehtëson dhe nxit raportet ekonomike e tregtare ndërmjet Italisë dhe vendeve të tjera. Një vëmendje e veçantë i kushtohet nevojave të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, koncerneve e grupimeve të tyre.

Ita italian trade agencyQëllimi është ndërkombëtarizimi i kompanive italiane, tregtisë së mallrave e shërbimeve në tregjet ndërkombëtare, si edhe promovimi i imazhit të produktit Italian në botë.

Në ushtrimin e funksioneve të saj, Agjencia operon në bashkëpunim të ngushtë me qarqet, dhomat e tregtisë dhe industrisë, artizanatit e bujqësisë,  organizatat/ shoqatat e sipërmarrësve, si edhe me subjektet publike e private, mbi bazën e parimeve udhëzuese strategjike në lidhje me ndërkombëtarizimin dhe promovimin e kompanive italiane.

ICE – Agjencia Tiranë, me rastin e edicionit te parë të MEDICAL EXPO prezanton kompanitë italiane të mëposhtme:

Pjesëmarrje me stendë

Produktet Erbagil Srl– Stenda A19 – ERBAGIL SRL, kompani kërkimi dhe zhvillimi, projekton, prodhon dhe tregton produkte për përdorim topik dhe sistemik si medical device, kozmoceutik dhe ushqime për qëllime të veçanta mjekësore. Për informacione të mëtejshme: http://www.erbagil.com

 

 

 

 

 

Instituto Auxologico Italiano-Stenda A24 – ISTITUTO AUXOLOGICO ITALIANO, Instituti Auksologjik Italian (Spital Kërkimor) është themeluar në 1958 dhe është Fondacion Kërkimesh që prej 1963. Në 1972 është njohur si “Institut Shkencor për Kujdesin Mjekësor” nga Ministria Italiane e Shëndetësisë. Është organizatë jo fitimprurëse për kërkimet në fushën biomedikale dhe me specializim të lartë për trajtimin spitalor. Për informacione të mëtejshme:  http://www.auxologico.it

 

 

 

Ekspozim me katalogje pranë stendës A21 (ITA)

FARMACIA_verde_3-FARMACIA CIOFFI DOTT.SSA BIANCA, Farmaci e Vjetër e Familjes Cioffi, krijuar në fillim të viteve 1800. Ka qenë gjithnjë pika e referencës për çdo këshillim në lidhje me shëndetin për Roccapiemonte e rrethinat. Me doktoreshën Bianca Cioffi, e cila e drejton prej 1997, farmacia ka është zgjeruar duke krijuar 2 sektorë të tjerë – atë parafarmaceutik dedikuar ushqimit special për të gjitha nevojat ushqyese dhe sektorin e shitjes me shumicë të barnave, SOP e OTC të cilët në pak vite kanë bërë që shoqëria të ketë si partnerë distributorët më të mëdhenj të medikamenteve italiane. Shoqëria operon edhe në eksportin e barnave dhe për këtë qëllim ka nënshkruar kontrata me kompanitë kryesore prodhuese, në veçanti përsa i përket barnave ekuivalente për të cilat mund të ofrojë kushte shumë të mira blerjeve. Për informacione të mëtejshme: farmaciacioffi.fzanini@gmail.com


1-SPAZZOLIFICIO PIAVE SPA
, prodhon dhe tregton furçe dhëmbësh dhe aksesorë për higjenën orale. Nevojat dhe përmbushja e pritshmërive të klientëve janë pikat e referimit të politikave të shoqërise.  Për informacione të mëtejshme: www.piave.com

 

 

 

 

new look fresatrice 5 assi dentale-VF CNC DI VOLPE FRANCESCO PAOLO, një shoqëri e re, dinamike, fleksibël, e cila projekton, prodhon dhe tregton artikuj të ndryshëm për sektorin dentar.  Për informacione të mëtejshme: http://www.vfcnc.it

 

 

 

Për informacione të mëtejshme:

  1. ICE – Agjencia Tirana
  2. Tel.: (00355 4) 2251051/ 36
  3. E-mail: tirana@ice.it
  4. http://www.ice.gov.it/paesi/europa/albania/ufficio.htm?sede
  5. http://www.italtrade.com/countries/europe/albania/index.htm

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet