Fistikët, ja pse duhet të filloni t’i hani çdo ditë

Stikat (ose fistikët – janë e njëjta gjë) janë disa nga frutat e thata më të preferuara nga njerëzit, sepse mund të shoqërohen shumë mirë me pije. Ato përdoren gjithashtu në gatime të ndryshme. Por, a i dini përfitimet e shumta shëndetësore që sjellin nëse i konsumoni çdo ditë?

fistiketPërmirësojnë funksionin e zemrës: studimet e fundit kanë treguar se konsumimi i fistikëve çdo ditë parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Fistikët janë shumë të mira edhe për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, sepse rregullojnë nivelet e presionit të gjakut.

Përmbajnë yndyrna të shëndetshme: ashtu si arrat, edhe fistikët përmbajnë yndyrna shumë të shëndetshme për përdorim ditor. 50 fistikë përmbajnë rreth 160 kalori, që do të thotë se nëse konsumohen në sasi të moderuar, nuk ju shëndoshin.

Përmbajnë fibra: tërshëra është një nga ushqimet që është konsideruar si më e larta në fibra, por a e dini se fistikët përmbajnë më shumë fibra se tërshëra?

Rregullojnë nivelet e kolesterolit: fistikët janë burim i mirë i phytosterols, substanca të cilat thithin kolesterolin e keq.

Përmbajnë proteina: fistikët janë të pasur me proteina bimore dhe do të ishin një burim i shkëlqyer proteinash për vegjetarianët.

Kanë shumë vlera ushqyese: fistikët përmbajnë sasi të mëdha hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe vitaminë B6. Nëse hani fistikë çdo ditë ju do t’i jepnit trupit rreth 30 vitamina dhe minerale të ndryshme.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet