Flet shkenca: Ja sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur ose ruajtur peshën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Rregullat e para të dietës janë të ushqeheni shëndetshëm dhe në racione më të vogla. Megjithatë, një studim i kryer nga Revista Mjekësore Britanike ka zbuluar se shumë njerëz i besojnë matjes me sy për të kontrolluar madhësinë e racioneve – duke përfunduar kështu në marrjen e 300 kalorive shtesë në ditë.

Me anë të një galerie të re me foto shkencëtarët kanë zbuluar sasinë ekzakte të ushqimit që duhet të hani për t’u dobësuar, mbajtur peshën aktuale apo për të shtuar në peshë.

Fotot shfaqin 3 vakte të ndryshme të paraqitura në tavolinë, ku të gjitha kanë madhësi të ndryshme të racioneve. Racioni më i vogël tregon sasinë ekzakte të ushqimit që nevojitet për të rënë në peshë, ai mesatar është për të ruajtur peshën aktuale ndërsa pjata më e madhe është për të shtuar në peshë.

Ja si duhet të jenë vaktet për t’u dobësuar, ruajtur peshën aktuale ose për të shtuar peshë.

Rënë në peshë

Vaktet duhet të përmbajnë 45% proteina, 35% yndyra dhe 20% karbohidrate. Gratë duhet të marrin 1400 kalori në ditë, ndërsa burrat 1900 kalori.

Për të mbajtur peshën aktuale

Vaktet duhet të përmban 35% proteina, 30% yndyra dhe 40% karbohidrate. Gratë duhet të marrin 2000 kalori në ditë, ndërsa burrat 2500 kalori.

Për të shtuar në peshë

Vaktet duhet të përmbajnë 30% proteina, 20% yndyra dhe 50% karbohidrate. Gratë duhet të konsumojnë 2600 kalori në ditë, ndërsa meshkujt 3100 kalori.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?