Flokë të hollë dhe thonj të dobët? Ja ushqimet që i japin zgjidhje

Nëse keni thonj të dobët dhe flokë të hollë filloni t’i trajtoni ato duke konsumuar ushqimet e duhura.

thonj dh eflokeProteina: “Flokët tuaj kanë nevojë për proteina për të prodhuar keratin, proteinat i bëjnë flokët e fortë”, thotë Dr Zeichner, Drejtor  i spitalit të Nju Jorkut. “Në qoftë se flokët nuk marrin proteina të mjaftueshme, ato mund të shkojnë drejt rënies drastike. Provoni të përzgjidhni në dietën tuaj ushqime që kanë përmbajtje të lartë proteinash.

Mish i kuq: përmban lëndë ushqyese për flokët dhe thonjtë, por nuk duhet ta konsumoni atë çdo ditë të javës pasi është shumë i lartë në yndyrë. Këshillohuni me mjekun për të vendosur sasinë që duhet të konsumoni.

Boronica: Antioksidantët mbrojnë qelizat e trupit tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira “, thotë Erin Palins, dietolog.” Ky dëmtim rrit hormonet e stresit dhe inflamacionin, e cila ndikon tek të gjitha qelizat e trupit, duke përfshirë edhe ato në flokë dhe thonj.  Në mesin e frutave dhe zarzavateve, Palins këshillon boronicat pasi ato kanë veti të larta antioksiduese.

Bajame: janë jo vetëm burim i mirë proteinash por janë gjithashtu të pasura me magnez, i cili ndihmon për të mbajtur të shëndetshme flokët dhe thonjtë. “Magnezi është mineral anti-stres dhe stresi është një faktor i rëndësishëm në humbjen e flokëve”.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit