Forma e vetullës, ja çfarë ju tregon rreth personalitetit tuaj!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Fize Smailaj

vetullForma e vetullave është një ndër gjërat e para që bie në sy tek një person. Në Kinën e lashtë konsiderohej një gjë e mirë nëse ato ishin të trasha, të gjata dhe dukeshin bukur përmbi gjithë pjesën e syrit.

E kundërta ndodhte nëse ato ishin të shkurtra dhe të holla, përsoni konsiderohej si pa fat. Në leximin e fytyrës që bëjnë kinezët, vetullat tregojnë për lidhjen që keni ju me vëllezërit dhe motrat tuaja, për shëndetin e tyre, për personalitetin dhe për nivelin e mbështetjes që ju keni për njëri tjetrin.

Njerëzit me vetulla të trasha pëlqejnë detajet dhe mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë. I bëjnë gjërat me shumë dashuri dhe kujdesen shumë për personat që kanë në zemër.

vetull-1Ndërsa ata me vetulla shumë të trasha konsiderohen të jenë persona shumë aktiv që janë gjatë gjithë kohës duke menduar, gjithmonë me ide të reja dhe të gatshëm për çdo gjë. Ndërsa personat me vetulla të holla konsiderohen si persona po aq të zgjuar sa të parët por që preferojnë t’i bëjnë gjërat me radhë, njëra pas tjetrës.

Nëse vetullat janë në ngjyrë të zbehtë dhe nuk kanë shumë qime do të thotë që nuk jeni person shume energjik dhe mund të jeni i prekur nga ndonjë sëmundje. Nëse vetullat  janë shumë të zbehta, aq të zbehta sa nuk mund të dallohen, do të thotë që personi është gjakftohtë.

Nëse zona midis vetullave është e errët përkthehet si sëmundje për personin dhe atij mund t’i ndodhin gjëra të këqija. Nëse vetullat janë shumë afër, pothuajse të ngjitura do të thotë se individi është tip emocional dhe me shumë shanse i kushton rëndësi gjërave të parëndësishme.

Por cila është distanca normale që vetullat duhet të kenë nga njëra tjetra?

Për djemtë distanca ideale është sa trashësia e dy gishtave ndërsa për vajzat rreth 1.5.

Burimi: chinesehoroscop

Postime të ngjashme

Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh