Foshnja duhet të flejë me bark apo në shpinë?

bebiPërgjigjja nga infermierja Aurora Bajraktari:

Në traditën tonë ekziston metoda e vendosjes së bebes në shpinë për të fjetur. Por shqetësimi që mund të ngrenë prindërit në këtë rast, është se koka e bebit mund të bëhet e sheshtë. Kjo mund të shmanget duke ndryshuar pozicionin e bebes në pjesën tjetër të kohës, kur nuk është duke fjetur. Në rastet kur bebi vendos të flejë me stomak (barkas), duhet të jetë patjetër nën vëzhgimin e të rriturve.

Fjetja me stomak mund të:

-Rrisë mundësinë që bebi të thithë frymënxjerrjen e tij dhe kështu të rrisë nivelin e dioksidit të karbonit dhe të ulë nivelin e oksigjenit.

-Mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Pse duhet të flejë në shpinë?

Studimet tregojnë se fjetja në shpinë redukton riskun e SIDS-it (Vdekja e papritur e foshnjave). Gjithashtu, redukton riskun e aspirimit në rastet kur fëmija mund të vjellë. Pozicioni në shpinë, nga studimet e realizuara, është më i sigurt se pozicioni i fjetjes me stomak, por dhe më i sigurtë se pozicioni anash.

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës