Foto që preku miliona njerëz/ Tifozin e vogël me kancer e zë gjumi në krahët e futbollistit

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Bradley Lowery është tifozi më i vogël dhe më i zjarrtë i skuadrës angleze të futbollit, Sunderland.

5-vjeçari vuan nga një Neuroblastoma, një formë e rrallë e kancerit. Skuadra e tij e preferuar e futbollit ka dhënë një suport shumë të madh për kurimin e djalit.

Në fillim të kësaj jave, një grup lojtarësh të ekipit Sunderland, si Defoe, Sebastian Larsson, John O’Shea dhe Vito Mannone e vizituan djalin në spital.

Kjo foto e shkrepur në spital, ku vogëlushin e ka zënë gjumi në krahët e sulmuesit anglez Jermain Defoe  ka prekur me miliona njerëz.

Bradley po ia del mirë dhe është lumturuar shumë pas takimit me disa vizitorë shumë specialë”shkroi familja e tij në faqen e tij në Facebook.

Faleminderit ekipit të Sunderland AFC, keni qenë të jashtëzakonshëm për Bradley.

‘Bradley u argëtua shumë me djemtë dhe e zuri gjumi në krahët e Jermaine.

Bradleyu diagnostikua me kancer në vitin 2013 dhe vitin e kaluar u mblodhën më shumë se 700 mijë paundë për shërimin e tij. 200 mijë paundë u dhuruan nga skuadra angleze Everton.

Fatkeqësisht, familja e tij mori më vonë lajmin se kanceri ishte përhapur shumë dhe trajtimi vetëm mund t’i zgjaste jetën.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?