Fotoja që e ktheu vajzën nga “ters” në “fatsjellëse”

Një fotografi mund të bëjë revolucion në ekzistencën e një njeriu. Poonam është një vajzë indiane, e cila u fotografua nga fotoreporteri italian Alex Masi. Fotografia është bërë në vitin 2009, ku tregohet vajza, e cila në atë kohë ishte vetëm 7 vjeçe dhe rrinte nën shiun që lagte qytetin Bhopal.

Siç ka treguar fotografi në “Indipendent”, shkrepja, e cila ndryshoi jetën e vogëlushes është realizuar në 24 gusht të vitit 2009 në Bhopal, ku Masi ndodhej për të raportuar rreziqet në shëndetin e fëmijëve për shkak të kontaminimit të ujit si pasojë e shkarkimeve të produkteve industriale të kompanisë “Union Carbide India Limited”, shoqëri e lidhur me “Union Carbide”.

Masi Poonam“Më 25 gusht, gjatë një prej vizitave të mia në këtë zonë, nisi shiu. Poonam, motra e një prej fëmijëve të sëmurë ishte duke u freskuar përpara shtëpisë së saj. Në atë moment nisa ta fotografoj”,- tregon Aleksi.

Vajza konsiderohej nga banorët e fshatit si ndjellëse e fatit të keq pasi kishte gjashtë gishta në këmbën e majtë dhe pas lindjes së saj i ati kishte humbur punën. Në atë fotografi ajo shfaqet e lumtur, duke parë qiellin dhe tërësisht e lirë.

Në vitin 2011 fotografia fitoi çmimin e parë në “Photographers Giving Back Photo Award”. Bëhet fjalë për një çmim të krijuar me qëllimin për të ndihmuar personat e fotografuar në kushte të vështira jetese. Çmimi konsistonte në dhënien e një shume prej 5 mijë dollarësh, që Masi i ka përdorur në ndryshimin e jetës së Poonamit dhe të familjes së saj.

“Me ndërhyrjen tonë, tani ata kanë një shtëpi të re me tulla, një tualet dhe një dyqan që babai i saj, Sureshi, e përdor për të shitur perime, nga e cila fiton shumë më shumë se çdo punëtor në sektorin e ndërtimit apo në sektore të tjera punësimi”,- ka treguar fotoreporteri.

Por gjithçka nuk mbaron me kaq. Masi ka vendosur të hapë një fond për të financuar studimet e vajzës, e cila tani është 13 vjeçe dhe për ta ndihmuar që të vazhdojë shkollën./Marrë nga tesheshi.com/

Postime të ngjashme

3 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
Ekportoi drejt Kroacisë perime me nivel të lartë pesticidesh, në pranga administratori i subjektit
Tragjike në spital! 61-vjeçari vdes në sallën e rezonancës magnetike pasi kishte harruar varsen në qafë
1 në 8 njerëz në botë vuan nga obeziteti
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor
Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin, duke falsifikuar pullën?
Foto/ Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në kushte skandaloze
Si ndikojnë në trup nivelet e ulëta dhe të larta të sheqerit në gjak