Frutat e thata kundër kancerit më vdekjeprurës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Frutat e thata mund të fshehin sekretin e luftimit të kancerit të zorrës së trashë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Qendra Yale e Kancerit, ku njerëzit të cilët kishin arritur t’i mbijetonin kancerit të zorrës dhe konsumonin rregullisht fruta të thata- bajame, arra, lajthi, fistikë – ishin më pak të rrezikuar që t’u rikthehej kanceri, krahasuar me pacientët të cilët nuk i konsumonin fare.

Hulumtuesit shkencorë ndoqën 826 persona që vuanin nga faza e 3 e kancerit të zorrës për rreth 6.5 vite pas operacionit dhe kimioterapisë.

Rezultatet, e publikuara tek Revista e Onkologjisë Klinike, zbuluan se subjektet që konsumonin të paktën 2 racione me nga 28 gramë fruta të thata çdo javë kishin 42% më shumë shanse që t’i mbijetonin sëmundjes.

Shkencëtarët theksojnë se lëndët ushqyese tek frutat e thata, si acidet yndyrore të pangopura, fibrat, vitaminat dhe mineralet, mund të sigurojnë veti antikarcinogjenike dhe anti-inflamatore që mund të ndihmojnë pacientët që i kanë mbijetuar kancerit të zorrës së trashë.

“Zbuluam se pacientët që konsumojnë rregullisht fruta të thata kanë probabilitet shumë më të lartë për kurik, si dhe kanë rrezik më të ulët për rikthim të kancerit”, deklaroi autori kryesor i studimit, Charles Fuchs, drejtues i Qendrës Yale të Kancerit.

Burimi: Medscape / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni