Për gazetën “Shëndet+”, mjeku Sami Galanxhi
Frutat e vërriut të zi përdoren për mjekimin e zgjebes (Scabies)
Lëvoret e degëve të reja dhe gjethet e thara e të grimcuara të bimës shfrytëzohen si çaj infuz dekokt: 2 lugë kafeje grimca bimë zihen në 1 gotë me ujë për 5 minuta pas kullimit bëhen gargarizma në pezmatimet e mukozave të gojës e grykëve, në hemorragji të gingivave etj.
Po ky çaj dekokt shfrytëzohet edhe për larje, shpëlarje, lavazhe në leukore.
Në djegie bëhen larje-shpëlarje-kompresa-kataplazma (llapa) me çaj infuz, gjethe të vakëta, disa herë në ditë.
Gjethet e freskëta, të njoma shfrytëzohen në mjekësinë popullore të shtypura-të qullosura si llapa-kataplazëm në sëmundjet e lëkurës, sidomos në puçrra dhe me efikasitet në rragate dhe plasaritje të gjiut tek nënat tajitëse që kanë fëmijët në gji. Ky mjekim bëhet mbas ushqimit të fëmijës me gji.


