Frutat që kontrollojnë dhe parandalojnë diabetin

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Të jetosh me diabet kërkon disa ndryshime të jetesës. Këto ndryshime kanë të bëjnë me mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës. Siç dihet frutat përmbajnë fruktozë (lloj natyral sheqeri) dhe nuk lejohen të konsumohen shumë nga diabetikët. Ata duhet të tregojnë kujdes në konsumimin e ushqimeve të ëmbla, qofshin ato edhe fruta.

Ja cilat janë frutat që kontrollojnë dhe parandalojnë diabetin:

PantherMedia 906049

Molla: është një burim i mrekullueshëm fibrash të tretshme. Ajo ju ndihmon të ndiheni të plotë dhe fibrat e saj ngadalësojnë absorbimin e sheqerit në gjak. 1 mollë me lëkurë ju siguron rreth 20% të nevojave ditore për fibra.

Kumbullat e zeza: kanë veti anti-diabetike. Ato zvogëlojën nevojën e urinimit të shpeshtë dhe etjes, simptoma këto që janë të pranishme tek diabetikët. Kumbullat e zeza ndihmojnë trupin që ta konvertojë niseshtenë në energji, e cila rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hani jo më shumë se 2 kumbulla mesatare për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak.

Qitro: sipas një studimi lëngu i qitros ul nivelet e sheqerit në gjak aq sa Metformina, medikament për diabetin. Qitro rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon rrezikun për t;u bërë obez. Niseni ditën me 1 copë qitro ose 1 gotë lëng qitro.

Avokado: përmban fibra të shumta që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Kaliumi në avokado zvogëlon simptomat e diabetit.

Luleshtrydhet: janë një mënyrë e mirë për të plotësuar dëshirat për ushqime të ëmbla për diabetikët. Ato janë të pakëta në kalori dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak. Hani 4-5 luleshtrydhe mesatare në ditë.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit