Fryrje barku, lodhje, ulje të oreksit, gjak në urinë apo dhe mungesë përqendrimi, a janë këto shenja të problemeve me veshkat?

Përgjigjet për shendeti.com.al, mjeku nefrolog Alketa Koroshi

Alketa Koroshi (6)

Dr. Alketa Koroshi

Të gjitha janë probleme që kanë lidhje me veshkat dhe mund të shfaqen gjatë sëmundjeve të ndryshme të veshkave. Por këtu, në përjashtim të gjakut në urinë, ankesat e tjera nuk janë specifike për sëmundjet e veshkave. Për shembull, fryrja e barkut mund të vijë edhe nga problemet e zorrëve. Ulja e oreksit mund të vijë dhe nga sëmundje të tjera të përgjithshme, të cilat nuk kanë lidhje me veshkat. Megjithatë, në kontekstin e një sëmundjeje veshkash, këto edhe mund të ndodhin. Aq më tepër kur shoqërohen me gjak në urinë. Në këtë rast duhen bërë analiza të mëtejshme për të parë nëse ky gjak në urinë ka lidhje me sëmundje urologjike, nefrologjike etj.

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit