Kryefaqja Shkence Fustan blu me të zezë apo i bardhë me ngjyrë floriri? Ja...

Fustan blu me të zezë apo i bardhë me ngjyrë floriri? Ja zgjidhja e misterit!

0
Shpërndaje

Ditët e fundit një fustan i fotografuar ka pushtuar faqet e rrjeteve sociale duke ngjallur debat në lidhje me ngjyrat e tij. Shkencëtarët të cilët studiojnë trurin japin shpjegime rreth këtij fenomeni.

Fustani blu i zi apo bardh e floriMatteo Piovella, president i Shoqërisë së Okulistëve Italianë thotë se ngjyra e verdhë është “maskuar” për arsye teknike.

“Gjëja e parë që duhet theksuar përsa i përket fotos, është se ajo është bërë nga ana tjetër e xhamit dhe që këtu mund të themi që ngjyrat nuk janë të vërteta, sepse xhami filtron rrezatimin drejt të kuqes”, shpjegon eksperti. “Për më tepër, pajisjet e ndryshme që përdoren për të bërë fotot, kanë ndjeshmëri të ndryshme, dhe edhe kjo ndikon në mënyrën e perceptimit të ngjyrës”.

Krahas shpjegimit teknik, ka edhe një ndryshim në perceptimin personal të gjithsecilit. “Ndjeshmëria ndaj kontrastit, pra aftësia për të ndarë ngjyra të ndryshme, nuk është e njëjtë tek të gjithë, -shpjegon Piovella. – Për shembull, me kalimin e kohës, ndjeshmëria bie, sepse lentet e syrit bëhen gjithnjë e më pak transparente. Kush është duke krijuar katarakt, një gjë tepër e zakonshme pas të 50-ave, i sheh ngjyrat më të “spostuara” drejt së kuqes dhe si rrjedhojë do ta shohë fustanin si të bardhë me ngjyrë floriri, ndërsa një person i sapo operuar nga lentja e syrit i sheh ngjyrat më tepër drejt blusë”./ ANSA

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here