Gastriti, çfarë mund të ha?

gaz2Jam një vajzë 24-vjeçare dhe doja të pyesja për një problem të babait tim. Ai është 56 vjeç dhe para ca ditësh i kanë diagnostikuar gastrit. Doja të dija nëse ka ushqime që nuk duhet ti konsumoj absolutisht dhe çfarë duhet të shtoj në meny për lehtësuar dhimbjet?

ELISABETA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gastro-hepatologe Edlira Ibra:
“Së pari do të se tashmë është hequr dorë nga ideja e dietave strikte, apo ndalimit në mënyrë kategorike të disa ushqimeve, pasi çdo ushqim vepron në sekrecionet e stomakut në mënyrë të ndryshme. Sot rekomandohet një diete e ekuilibruar, e larmishme dhe e shëndetshme. Gjithsesi pacientët që vuajnë nga stomaku e dinë se ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme që parandalojnë formimin e problemit dhe lehtësojnë dhimbjen. Të tilla janë shmangia e ushqimeve tepër të ftohta, ose tepër të nxehta, përdorimi i substancave irrituese për mukozën e stomakut si piperi, specat djegës, medikamente si apsirina. Nuk rekomandohen të skuqurat, pijet alkoolike që mund të dëmtojnë mukozën gastrike dhe pijet e gazuara, të cilat ngadalësojnë tretjen. Nuk duhet përdorur kafeja dhe duhani, në mënyrë absolute. Duhet të përdorni ushqime të ziera, bukë të thekur për të thithur lëngjet acide, fruta dhe perime të freskëta. Mbi të gjitha do të rekomandoja të haheshin të tre vaktet kryesore, sidomos mëngjesi. Kjo për faktin se gjatë natës akumulohen shumë lëngje gastrike, të cilat nëse nuk “neutralizohen” nga ushqimi do të veprojnë mbi mukozat e stomakut duke i gërryer ato”.

 

 

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç