Gazetari i drejtohet mjekes gjinekologe: Të paktën t’i që fut duart në xhepat e pacientëve, mos bëj moral!

anika-dokle

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e të premtes në maternitetin “Koço Gliozheni” ka sjellë reagime të shumta në media për përgjegjësinë e bluzave të bardha. Personalitete të njohura gjithashtu kanë dhënë opinionin e tyre, ku disa kanë dalë në mbrojtje të bluzave të bardha, e ndërsa të tjerë jo vetëm i kanë kritikuar, por kanë denoncuar edhe raste ryshfetesh nga vetë mjekët.

Revolta kundër sistemit shëndetësor, që mjekja gjinekologe Anika Dokle shfaqi me anë të një postimi në Facebook (lexo këtu), ka indinjuar gazetarin Mentor Kikia, i cili, po ashtu me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, i ka kërkuar mjekes të mos bëjë moral, pasi edhe ajo ka qenë pjesë e ryshfeteve.

Gazetari ka denoncuar një rast ryshfeti nga mjekja gjinekologe, e cila është konsideruar edhe si një zë kritik për Ministrinë e Shëndetësisë.

Lexoni shkrimin e tij të plotë: 

Të paktën ju që fusni duart në xhepat e pacientëve, mos beni moral

Kam ndjekur këto dy ditë zemërimin e shumë njerëzve kundër mjekëve në maternitetin “Koço Glozheni” për shkak të vdekjes së një gruaje shtatzënë. Mes atyre të zemëruarve ishte edhe një mjeke e këtij spitali, një grua rebele dhe kritike agresive e qeverisë, Anika Dokle. E kam vlerësuar për kurajën për të thënë të vërtetën me zë të fortë, shpesh edhe pa edukatë, ashtu siç e meritojnë edhe njerëzit dhe koha në të cilën po jetojmë.
Por më lë një shije shumë të hidhur kur lexoj rebelimin e kësaj mjekeje. Pak ditë më parë një njeriu im i dha 200 mijë lekë (të vjetra) për një operacion të thjeshtë të nënës. Më pyeti mua për mend: T’i them për para apo jo? Jo- I thashë. Nuk mund të të marrë para ajo. Por meqë e ke merak, thuaja sa për procedurë. Dhe kjo mjekja e bëri procedurën, ia mori paratë edhe duke i numëruar.
Tani ne e dimë se të gjithë bëjnë kështu. Por të paktën ju që fusni duart në xhepat e atyre, që edhe vdesin aty, mos bëni moral.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim