Gjakrrjedhje nga hunda, kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në shumicën e rasteve gjakrrjedhja nga hunda nuk është serioze dhe mund të ndalet vetë ose me disa trajtime të thjeshta.

Megjithatë, duhet të kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse keni gjakrrjedhje nga hunda:

  • Pas një lëndimi, si aksidenti me makinë për shembull
  • Del një sasi gjaku shumë më i madh seç e prisnit
  • Ndërhyn në frymëmarrje
  • Zgjat më shumë se 30 minuta, edhe pse keni vënë kompresa
  • Ndodh tek fëmijët nën moshën 2 vjeç

Flisni me mjekun nëse keni gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda, edhe nëse e ndaloni lehtësisht. Është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i kësaj gjakrrjedhje të shpeshtë.

Disa nga trajtimet që mund t’i bëni vetë për ndalimin e gjakrrjedhjes me raste nga hunda janë:

  • Shtrihuni dhe mbani kokën drejtë. Ky pozicion ndihmon që të ulet presioni i gjakut në venat e hundës, kështu nuk do të keni më gjakrrjedhje. Ndërsa qëndrimi drejtë ndihmon që tëmos gëlltisni gjak, që mund të irritojë stomaku.
  • Mbyllni hundën. Përdorni gishtin e madh dhe tregues për të mbyllur dy vrimat e hundës, edhe nëse del gjak vetëm në njërën prej tyre. Merrni frymë me gojë. Bëni këtë veprim për 5-10 minuta.
  • Përsëriteni. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon, i përsërisni këto hapa për rrath 15 minuta. Pasi ka ndaluar gjakrrjedhja, që të mos përsëritet më, mos e pickoni hundën dhe mos u përkulni për disa orë. Mbani kokën më lartë se niveli i zemrës.

Mos humbisni: Shkaqet e gjakrrjedhjes nga hunda

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç