Shkaqet e gjakrrjedhjes nga hunda (nga alergjitë deri tek leucemia)

Gjakrrjedhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës. Shumica e njerëzve kanë më raste gjakrrjedhje nga hunda, sidomos fëmijët dhe moshat e treta.

Edhe pse gjakrrjedhja nga hundët mund të duket e frikshme, në shumicën e rasteve nuk është e rrezikshme. Gjakrrjedhje e shpeshtë nga hunda konsiderohet ajo kur ndodh më shumë se një herë në javë.

Ja cilët janë disa nga shkaktarët e gjakrrjedhjes nga hunda:

Pjesa e brendshme e hundës përmban disa enë të vogla gjaku që qëndrojnë përreth hundës dhe mund të dëmtohen lehtësisht.

Dy nga shkaktarët më të zakonshëm të gjakrrjedhjes nga hunda janë:

  • Ajri i thatë – kur thahen membranat e hundës, janë më të ndjeshëm ndaj gjakderdhjes dhe infeksioneve.
  • Kruajtja e hundës

Shkaktarë të tjerë të gjakrrjedhjes janë:

  • Sinusiti akut
  • Alergjitë
  • Përdorimi i aspirinës
  • Hemofilia (dhe çrregullime të tjera të gjakut)
  • Holluesit e gjakut, si warfarin and qeparin
  • Irrituesit kimik, si amoniaku
  • Sinusiti kronik
  • Përdorimi i kokainës
  • Ftohjet e zakonshme
  • Trupa të huaj në hundë
  • Spraji për hundët, si ai që përdoret për të trajtuar alergjitë, nëse përdoret shpesh
  • Riniti jo-alergjik
  • Goditjet në hundë

Shkaktarët më pak të zakonshëm të gjakrrjedhjes janë:

  • Përdorimi i alkoolit
  • Telangiektasi hemorragjik i trashëguar (zgjerim i kapilarëve të gjakut)
  • Leucemia
  • Polipet nazale (mishi i huaj në hundë)
  • Ndërhyrje kirurgjikale në hundë
  • Tumor nazal
  • Tremujori i dytë i shtatzënisë

⛔ Shkaktarët e shfaqur më sipër lidhen përgjithësisht me këtë simptomë. Flisni me një mjek ose specialist për një diagnozë më të saktë.

[button color=”” size=”” type=”outlined” target=”” link=””]Kur duhet të paraqiteni tek mjeku[/button]

Burimi: Mayo Clinic/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe