Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Dihet që gjalpi është shumë i pasur me yndyrna të ngopura, e për këtë fakt ai është i dëmshëm kryesisht për sistemin kardiovaskular, ndërkohë që margarina ka më pak yndyrna te tilla, c’ka përbën një avantazh. Megjithatë acidet yndyrore, prezente në përmbajtjen e saj mund të konsiderohen gjithashtu të dëmshme.
Këto acide formohen gjatë procesit të hidrogjenizimit të nevojshëm për të kthyer yndyrnat bimore nga forma likuide në formë solide.
Sipas studimeve, këto acide, janë në gjendje të reduktojnë nivelin e kolesterolit të mire HDL në organizëm dhe të rrisin kolesterolin e keq LDL.
Atëherë çfarë të përdorim më shumë?
Mirë do të ishte eleminimi sa me i madh i mundshëm i të dy nënprodukteve, dhe në ato raste që do të duhet t’i përdorim, më mirë është të përdorim gjalpin.
Gjalpi është një burim i shkëlqyer vitaminash A, D, E dhe K. ndërsa mineralet në përbërje të tij janë bakri, kromi, magnezi, zinku, seleni dhe jodi. Gjithashtu te gjalpi gjejmë edhe acidet yndyrore Omega 3 dhe Om.
Një grup hulumtuesish kritikon përdorimin e margarinës dhe vajrave të bimëve, duke thënë se në to ka substanca kimike të cilat sjellin deri te sëmundjet e zemrës. Një grup tjetër ekspertësh megjithatë e vë në diskutim këtë studim, duke thënë se nuk është mjaftueshëm i hollësishëme.
Burimi: quiet-corner

