Gjashtë llojet e kapsllëkut

Në vendet perëndimore kapsllëku u intereson gati 100% të popullsisë, qoftë dhe përkohësisht: ky është “kapsllëku aksidental” i një dite apo i një jave, e lidhur me ndryshimin e klimës, të vendbanimit, të zakoneve me të cilat ndeshemi përditë, kur udhëtojmë ose shkojmë me pushime. Në këto raste, përdorimi i laksativëve është mëse i justifikuar: medikament urgjence dhe kaq. Ndryshe qëndron puna në rastin e kapsllëkut të vazhdueshëm, qoftë ky “i thjeshtë” apo “i kapskomplikuar”, që për shumë njerëz shndërrohet në një vuajtje të vërtetë, një torturë, vatra negative e ekzistencës së tyre të përditshme. Le të shohim karakteristikat e tij të ndryshm, sepse nga njohja e saktë e tyre mund të rrjedhë zgjidhja e këtij problemi jo të lehtë dhe shpesh shumë shqetësues.

Kapsllëk nga shkaqe lokale

Ka njerëz që kujtojnë se janë kaps, por nuk janë. Të tillë janë ata që e kanë – për anomali kongjenitale – zorrën më të gjatë dhe më të gjerë se normalisht; në këto zorrë, dalja jashtë e feçeve bëhet më rrallë dhe është antifiziologjike që ta detyrosh veten të dalësh jashtë përditë. Një dalje jashtë çdo dy-tre ditë është krejtësisht e mjaftueshme dhe nuk dëmton organizmin.

Kapsllëk për shkaqe të përgjithshme

Ekzistojnë sëmundje të përgjithshme që stimulojnë “përtacinë” e zorrëve. Këto janë sëmundjet që të rrënojnë dhe në këtë rast zorra e trashë është “e lëshuar” si i gjithë organizmi: ja si bëhen kaps anemiku dhe diabetiku, ai që vuan nga artriti dhe ai që ka mbipeshë dhe veçanërisht të shtyrët në moshë (veçanërisht kur është i detyruar me periudha të gjata palëvizshmërie në shtrat ose në poltronë, si invalid). Në të gjitha këto raste më tepër se barnat bën mirë e ashtuquajtura “gjimnastikë e barkut”, që synon t’i forcojë muskujt e barkut që të ndihmojnë punën e zorrëve.

Kapsllëk për shkaqe të tretjes

Aparati tretës është një i tërë, por megjithatë disfunksioni i një segmenti në “mal” reflektohet menjëherë negativisht në segmentet “në luginë”. Atonia që shoqëron rënien e stomakut, dispepsia nga tretja e keqe gastrike, insufiçenca hepatopankreatike kushtëzojnë një formë kapsllëku herë intensive, herë jo për shkak të lëvizjeve të çrregullta, të pakoordinuara të zorrëve që shprehen në ato forma që gabimisht quhen “kolite”, më moderne do të qe të quheshin irritime të zorrës së trashë. Është e qartë që në këto raste kura nuk bëhet për zorrët por për atë shqetësim primar prej të cilit varet shqetësimi i zorrëve

kaps bark diarreKapsllëk për shkaqe endokrine (të gjendrave)

Edhe gjendrat endokrine nuk duhen harruar; ka forma kapsllëku që pasojnë funksionimin e keq të kësaj apo asaj gjendre: hipotiroidizmi, për shembull mund të shkaktojë “përtacinë” e zorrëve, ashtu siç shkakton përtacinë e gjithë organizmit; insufiçenca surrenale mund të jetë përgjegjëse për lëshimin e zorrëve siç është për lodhjen e lehtë të të gjithë organizmit: edhe insufiçenca ovarike e grave në menopauzë është jo rrallë shkak i formave të kapsllëkut që verifikohen pikërisht në këtë fazë të jetës së gruas (që gabimisht i atribuohen qëndrimit pa lëvizur dhe shtimit në peshë).

Kapsllëk për shkaqe nervore

Meqenëse funksionimi i zorrëve disiplinohet nga nervat ëhstë e qartë se motivet emotive të çfarëdolloji mund të shkaktojnë gjendje kapsllëku. Psikja mund të ndikojë edhe mbi zorrët: frika, ankthi, zhgënjimi, xhelozia, kopracia, dëshira e shfrenuarpër pronësi mund të ndikojë edhe mbi zorrët dhe prandaj – si në raste të tjera të ngjashme – mmund të jetë e dobishme ndërhyjra e psikologut.

Kapsllëk i komplikuar

Shumë forma të kopsllëkut janë rebele ndaj kurave se janë “të komplikuara” nga sëmundje të tjera të zorrëve, që në njëfarë kuptimi e krijojnë. Kolitet (gjendjet inflamatore të zorrës së trashë), prania e hemorroideve (që duke e bërë të dhimbshme të dalët jashtë, e pengojnë këtë të fundit), bashkekzistenca – siç e pamë – e alterimeve të murit intestinal lehtëson shfaqjen e komplikacioneve sekondare si prolaksi rektal (që konstatohet lehtë në fëmijët që rrinë mbi uturak për shumë kohë) dhe kështu me radhë janë përgjegjës për një kapsllëk që s’është më “i thjeshtë” por i rënduar edhe nga një sëmundje tjetër. Edhe në këto raste shumë kapsllëku përmirësohet dhe shërohet kur “sëmundja tjetër” hiqet qafe.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet