Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Zbulimi më i ri jep shpresë për njerëzit që kanë probleme me mëlçinë. Shkencëtarët kanë krijuar një virus që vë në shënjestër qelizat e dëmtuara në organ dhe i kthejnë ato në qeliza të shëndetshme. Më shumë se 100 mijë njerëz në Amerikë vdesin çdo vit nga sëmundjet kronike të mëlçisë dhe cirroza, që prek më shumë pijanecët.
Tani, një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Universitar San Francisko ka gjetur një mënyrë për konvertimin e qelizave të dëmtuara nga toksinat në qeliza të shëndetshme.
Kjo teknikë mund të ndihmojë pacientët që kanë probleme me mëlçinë të jetojnë për shumë vite, pa pasur nevojë që të bëjnë transplant të mëlçisë.
Sipas autorit kryesor të studimit, dr. Holger Willenbring, “mëlçia është një organ regjenerues, prandaj mund të funksionojë shumë mirë me qelizat e reja. Qelizat e konvertuara jo vetëm që funksionojnë siç duhet tek indet e mëlçisë, por arrijnë edhe të ndahen dhe zgjerohen, duke krijuar pjesë të reja të indeve të mëlçisë.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


