Gjendja ekonomike, ja si ndikon tek shëndeti mendor i njerëzve

femije-i-varfer

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Rënia e nivelit ekonomik deri në varfëri i bën njerëzit më pak inteligjentë dhe i plak ata para kohe, ka arritur në përfundim një studim i ri.

Hulumtimet e kryera për një periudhë 20-vjeçare kanë dalë në përfundimin se varfëria lidhet ngushtë me përkeqësimin e aftësive njohëse dhe plakjen e parakohshme.

Hulumtuesit shkencorë sugjerojnë së shkaqet kryesore të këtij fenomeni janë stresi i përditshëm i të ardhurave të pakta, vendbanimi i papërshtatshëm, kushtet jo të mira sanitare dhe mënyra e jetesës jo e shëndetshme (një dietë e varfër, alkool dhe shumë pak ushtrime).

Në një shkrim në Revistën Amerikane të Mjekësisë Parandaluese, drejtuesja e këtyre kërkimeve, Adina Zeki AL Hazzouri, profesoreshë tek Universiteti i Miamit, tha se ky trend vihet re më së shumti midis personave me edukim të lartë të cilët pësuan dështime dhe rënie gjatë jetës së tyre profesionale.

Kërkuesit studiuan informacione për rreth 3400 të rritur që morën pjesë në  këtë studim. Ata ishin  midis moshave 18 deri në 30 vjeç  kur ky projekt filloi në 1985.

SI pjesë e studimit ishte dhe mbajtja e rekordeve për të ardhurat e tyre, si dhe bërja e testeve të rregullta mbi nivelin e aftësive të ndryshme gjatë plakjes.

Kërkuesit gjetën se njerëzit të  cilët vazhdimisht jetonin në varfëri dhanë rezultate negative në testet e bëra mbi memorien, shpejtësinë e procedimit të informacioneve nga ana e turit dhe funksioneve të tij të përgjithshme, në krahasim me ata individë të cilët nuk kishin pasur ulje të të ardhurave.

Si përfundim, u vu re së fatkeqësitë ekonomike të ndodhura në rininë e hershme luanin një rol kryesor në shëndetin mendor gjatë jetës së mesme. Jo vetëm që ndikojnë në një ulje të konsiderueshme të aftësive njohëse, por kishin efekte negative edhe në plakjen e parakohshme.

Për më tepër, kjo lidhje ishte më e fortë tek pjesëmarrësit me nivel të lartë shkollor.

Studimet vendosën përfundimisht katër rrugë të mundshme me anë të të cilave varfëria ndikon në trurin e njerëzve.

  • E para, ekspozimi ndaj të ardhurave të ulëta dhe kushteve të vështira social-ekonomike lidhet më sjellje të pashëndetshme, si përdorimi i alkoolit, aktivitete të pamjaftueshme fizike, pirja e duhanit, të cilët janë dhe faktorë të rrezikshëm për ulje të aftësive njohëse të trurit.
  • E dyta, ta ardhurat e pakta mund të influencojnë në një ambient rritjeje dhe jetese shumë të papërshtatshme dhe jo sanitare.
  • E treta, stresi i të pasurit të të ardhurave të pakta ka treguar se është i lidhur me një mosfunksionim të një pjese të trurit.
  • E katërta, një mosbarazim në të ardhura shtyn në një mungesë në investimet publike dhe infrastrukturat e shëndetit, duke ulur burimet sociale dhe fizike.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës