“Gjërat nuk duken edhe aq mirë”: Aktori i famshëm po lufton me kancerin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Aktori Michael Douglas ka zbuluar një lajm të hidhur në lidhje me mikun e tij Val Kilmer. Sipas tij, aktori vuan nga kanceri, edhe pse ai e ka mohuar gjithmonë.val-kilmer

Aktori 72-vjeçar ka zbuluar se ylli i “Batman Forever” po vuan me të njëjtën sëmundje që ai ishte diagnostikuar 6 vite më parë.

“Val është një njeri i mrekullueshëm që po përballet ekzaktësisht me atë që unë kisha dhe gjërat nuk duken dhe aq mirë për të. Prandaj nuk keni dëgjuar shumë për të së fundmi”, u shpreh Michael gjatë një interviste.

56-vjeçari Val Kilmer qe shtruar në janar të vitit 2015 për gjakderdhje nga fyti dhe në atë kohë e pati mohuar se kishte kancer.

Në korrik të vitit të kaluar ai shkroi në faqen e tij në Facebook: “Jam shumë mirë njerëz. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Duhet të përmend se nuk kam kancer apo tumor”.

Katër muaj më vonë, Val mohoi përsëri se ishte i sëmurë, por më vonë u pa me një tub trakeotomi në qafë.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?