Përgatiti pwr www.shendeti.com.al: Elena Beta
Gjethet e hithrës përdoren kundër anemisë si dhe për ndalimin e hemorragjisë apo luftimin e diabetit. Ato mund të përdoren si nxitëse të urinimit si dhe nxitëse në shtimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji. Veti të tjera të gjetheve të hithrës në shëndetin e njeriut:
Si diuretik i lehtë në pezmatime të rrugëve të urinës, në edema dhe në reumatizëm.
Si ndihmës në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit.
Në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina.
Si perime kundër anemisë si dhe për të fuqizuar funksionin e zorrëve.
Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si nxitëse të qarkullimit të gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës).
Lëngu i gjetheve të ziera të hithrës përdoret për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj.
Esenca e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë vetëm ekstraktet alkoolike që fitohen nga bima e freskët.
Një luge supe me esencë të grimcuar zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1-3 doza të tilla në ditë.
Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al


