Gjithçka që duhet të dini për celulitin

Është pasojë e një problemi më të thellë: Celuliti nuk është gjenetik, por është simptomë e një problematike më të thellë, që tregon efektet vetëm në sipërfaqe. Patologjia quhet panniculopatia edemo-fibrosklerotike dhe paraqet lëngjet e tepërta në mes të hapësirave brënda-qelizore. Qarkullimi i gjakut është ngadalësuar dhe përmbajtja e ujit rritet duke lënë shënjat në sipërfaqe (celulitin).

Mund të shpëtoni prej tij: Nuk është e vërtetë që jeni të detyruar të jetoni me celulit gjatë gjithë jetës suaj. Jo gjithmonë kremrat funksionojnë, por mund ta eleminoni atë duke tonifikuar muskujt nëpërmjet ushtrimeve të caktuara dhe limitimit të konsumit të kripës. Ditë mbas ditë lëkura juaj do të jetë më e tonifikuar dhe kompakte.

Nuk pakësohet nëse dobësoheni: Celuliti nuk është domosdoshmërisht i lidhur me peshën. Nëse dobësoheni nuk është e thënë se celuliti do të zhduket. Mundohuni të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të pini të paktën 1 ½ litër uji në ditë.

Uji është thelbësor: Rëndësia e ujit është thelbësore jo vetëm për celulitin, por edhe për organizmin tuaj. Duke pirë të paktën 1 litër e gjysmë ujë në ditë ju jo vetëm eleminoni likuidet e tepërta, por mbani edhe shëndetin në nivele të mira.

Kujdes nga rrezet e diellit: Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të dëmtojë kolagjenin e lëkurës duke e bërë atë më pak të tonifikuar dhe kompakte, por edhe më pak elastike. Pra përpiquni të evitoni llampat e solarit e ekspozimin në diell në orët e pikut. Gjithashtu duhet patjetër të përdorni krem me faktor të lartë ndaj mbrojtjes së diellit. /webMD

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore