Gjithçka që duhet të dini për suplementet L-Karnitinë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

L- karnitina është një substancë amino-acide që prodhohet natyrshëm nga trupi i njeriut, por në sasi të vogla. Emri i saj vjen nga fjala greke “carnus” që do të thotë “mish”. Një emër të tillë ajo e merr sepse më së shumti mund të gjendet tek mishi i kuq. Mund të gjendet në sasi të pakëta edhe tek arrat, drithërat dhe perimet.

Kohëve të fundit L-karnitina ka fituar popullaritet të madh në formën e suplementit, sidomos tek ata persona që merren me fitnes apo kujdesen për pamjen fizike.

Një nga rolet kryesore të L-karnitinës është transportimi i qelizave yndyrore në muskuj. Në këtë mënyrë yndyra digjet dhe konvertohet në muskul. Hulumtimet tregojnë se shtesat L-karnitinë duhet të merren vetëm nëse ndiqni një regjim të shëndetshëm stërvitje.

Ja disa nga përfitimet e tjera që sjell L-karnitina:

l-karnitineMbron shëndetin e zemrës: një studim nga Klinika Mayo gjeti se L-karnitina ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiake, shkaku numër 1 i vdekshmërisë në botë.

Trajton infertilitetin e meshkujve: hulumtimet tregojnë se L-karnitina mund të zgjidhë edhe problemet me infertilitetin mashkullor. Sipas studimit të publikuar nga Revista e Urologjisë në SHBA, u gjet se meshkujt që merrnin 25 mg L-karnitinë në ditë për 3 muaj rrisnin prodhimin e spermës me 65%.

Parandalon dhe trajton diabetin: një studim i publikuar në 1999 në Gazetën e Kolegjit Amerikan, tregoi se shtojca e L-karnitinës rregullonte nivelin e glukozës në gjak.

Forcon sistemin imunitar: L-karnitina ka veti antioksidante. Antioksidantët e gjendur në këtë suplement parandalojnë dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira. L-karnitina redukton ndjeshëm simptomat e alergjisë.

L-karninita konsiderohet të jetë më e sigurtë kur merret në formë tablete dhe jo shiringe. Në disa raste mund të shkaktojë efekte anësore si të përziera, të vjella, stomak të irrituar, urth dhe diare. Ajo gjithashtu mund të bëjë erën e urinës dhe djerësitjes më të fortë.

KUJDES!!! Përpara se të përdorni suplemente të L-karnitinës duhet të konsultoheni më parë me mjekun.

Burimi: Mayo Clinic

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale